Sulmi në Mançester, policia qëlloi aksidentalisht një nga viktimat

3 Tetor 2025 | 16:15

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me sulmin e regjistruar ditën e djeshme në Mançester ku për pasojë humbën jetën 2 persona. Mësohet se një nga viktimat u qëllua aksidentalisht nga të shtënat e policisë. Këtë e ka konfirmuar shefi i policisë,  Sir Stephen Watson.

Shefi i Policisë pretendon se njëri nga dy personat e vrarë ka pësuar një lëndim që përputhet me një plagë me armë zjarri, pa deklaruar nëse ky ishte shkaku i vdekjes. Një tjetër person ndodhet ka marrë plagë më armë zjarri por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ai gjithashtu vuri në dukje se sulmuesi 35-vjeçar, Jihad Al-Sami, nuk kishte në posedim armë zjarri.

Të shtënat u shkaktuan vetëm nga oficerët e policisë në vendngjarje, të cilët hapën zjarr ndërsa përpiqeshin ta pengonin atë të hynte në sinagogë. Watson tha se si rezultat plagët me armë zjarri ndaj dy personave fatkeqësisht mund të jenë shkaktuar si një pasojë e veprimeve urgjente të ndërmarra nga oficerët e mi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vapa rekorde vë në provë gatishmërinë e Gjermanisë

Thirrjet për masa më të forta mbrojtëse nga temperaturat ekstreme janë bërë më të zëshme në Gjermani, pasi fundjava me vapë rekorde ka shkaktuar probleme...
10:44 | 30/06/2026

Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se nuk është antiamerikane, por as nuk është “e gjunjëzuar”, mes polemikave të fundit mbi komentet e Presidentit të SHBA-së...
10:06 | 30/06/2026

Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka deklaruar se nuk ka mbajtur asnjëherë një qëndrim antiamerikan, duke theksuar se beson në një Perëndim të bashkuar. Në një...
21:53 | 29/06/2026