Sulmi në veri/ Politikani serb: Inteligjenca perëndimore e dinte, kurthi për Vuçiçin

2 Tetor 2023 | 11:37

Nenad Canak, politikan në Serbi ishte këtë të hënë në Euronews Albania për të folur rreth sulmit të ndodhur më 23, tetor 2023 në afërsi të Manastirit të Banjskës në Kosovë.

Sipas tij, shërbimet e inteligjencës perëndimore kanë pasur informacione për sulmin që kjo organizatë kriminale e udhëhequr nga Milan Radoiçiç do të kryente n ë veri, por nuk kanë vepruar pasi kanë dashur ta kapin në flagrancë Aleksandër Vuçiçin. Sipas Canak, ky ka qenë një kurth për presidentin e Serbisë.

“Shërbimet inteligjente perëndimore i dinin të gjitha këto dhe lejuan hapin e parë të kësaj ngjarje të realizohej. Perëndimi donte që ta kapte Vuçiçin në kushtet e flagrancës dhe siç mund ta shikoni në fillim nuk pati reagime nga Beogradi, por dyshoj se një informacion i tillë të mos ketë qenë në duart e inteligjencës perëndimore. Ata po përgatisinin një kurth dhe kurthi rezultoi efikas”,-tha Nenad Canak.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026