Sulmi rus në Rumani, vjen reagimi i parë nga Rusia: Jemi në luftë! Përgatituni

29 Maj 2026 | 14:22

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dimitri Medvedev ka reaguar lidhur me sulmin rus të regjistruar në Rumani. Medvedev në reagimin e tij u shpreh se kjo do të vazhdojë të ndodhë dhe se vendet të përgatiten pasi është luftë.

Sipas tij qytetarët evropianë nuk duhet të flenë të qetë sidomos vendet ku janë vendosur fabrikat e dronëve. Ky është reagimi i parë që vjen nga Rusia që pas sulmit i cili u regjistrua gjatë natës mes 28 dhe 29 majit.

“Duhet të kuptojmë se kujt i përket droni që ra mbi një shtëpi në Rumani, por do të ishte më mirë që vendet e BE-së të ankohen për këtë çështje.

Shtetet evropiane janë pjesëmarrëse të drejtpërdrejta në luftën me Rusinë dhe askush nuk e kundërshton këtë… Prandaj, le të përgatiten: kjo gjë do të vazhdojë të ndodhë. Është luftë!

Dhe qytetarët e shteteve të BE-së, ashtu si popullsia e vendeve në luftë, nuk do të mund të flenë të qetë. Sidomos në ato vende ku janë vendosur fabrikat e dronëve për nevojat e formacioneve “banderiste”, tha ai.

Sulmi u regjistrua pasi Rusia rifilloi sulmet me dronë ndaj objektivave civile dhe infrastrukturës në Ukrainë, pranë kufirit me Rumaninë.

Sipas Ministrisë rumune të Mbrojtjes, një prej dronëve hyri në hapësirën ajrore rumune dhe u përplas në çatinë e një pallati 10-katësh në qytetin Galati, duke shkaktuar zjarr.

Autoritetet rumune bënë me dije se dy persona mbetën të plagosur lehtë, ndërsa Ministria e Jashtme e Rumanisë e dënoi incidentin si një “përshkallëzim të rëndë dhe të papërgjegjshëm”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti dhe gazetari Egon Loli komentoi Samitim e NATO-s në Turqi ku tha se deklaratat e presidentit...
22:32 | 07/07/2026

Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit

Varësia e vendeve të Gjirit nga dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit mund të reduktohet ndjeshëm nga ndërtimi i një tubacioni që lidh Gjirin me...
21:37 | 07/07/2026

Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha sot se pret që aleatët e vendit të saj në NATO të respektojnë sovranitetin e saj kombëtar dhe të pranojnë që Groenlanda nuk është...
21:32 | 07/07/2026