Sulmi ukrainas, zyrtari rus: 8 persona u plagosën pranë aeroportit

5 Prill 2024 | 12:46

Të paktën tetë persona janë plagosur nga një sulm me dron ukrainas pranë aeroportit Morozovsk, ka thënë guvernatori i rajonit të Rostovit.

“Në rrethin Morozovsk, jo shumë larg fushës ajrore, si rezultat i shpërthimit të një mjeti shpërthyes… tetë persona u plagosën, sipas të dhënave paraprake,” tha Vasily Golubev.

Sipas mediave të huaja, ai tha gjithashtu se të lënduarit janë dërguar në spital dhe ekipe shtesë mjekësore janë dërguar në zonë.

Një burim ukrainas i tha Sky Neës më herët se një “sulm i koordinuar” ishte kryer gjatë natës në aeroport.

Golubev nuk bëri asnjë referencë për ndonjë sulm të drejtpërdrejtë në aeroport dhe nuk detajoi ndonjë dëmtim të avionëve ose pajisjeve ushtarake.

Ndërkohë më herët burime bënë me dije se nga sulmi ishin shkatërruar të paktën 6 avionë rus dhe ishin dëmtuar 8 të tjerë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Izraeli njeh zyrtarisht gjenocidin armen të Luftës së Parë Botërore

Izraeli ka njohur unanimisht vrasjet masive të armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore si atë që e quajti gjenocid. Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar...
16:55 | 28/06/2026

Sulmet iraniane ndaj Bahreinit dhe Kuvajtit, Italia thirrje për përmbajtje: Thelbësore të shmanget çdo përshkallëzim

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani këtë të diele ka reaguar lidhur me sulmet e fundit të Iranit ndaj Bahreinit dhe Kuvajtit. Ai ka...
16:41 | 28/06/2026

Rrëzohet një helikopter në Arabinë Saudite, humbin jetën 14 persona

Një helikopter është rrëzuar në Arabinë Saudite duke vrarë të 14 personat në bord. Avioni që i përkiste gjigantit saudit të naftës Aramco dhe u rrëzua...
16:21 | 28/06/2026