Sulmohen me thikë efektivët e policisë, një i vdekur dhe 2 të plagosur në Budapest
Një oficer policie në Budapest ka vdekur pasi dyshohet se u qëllua me thikë nga një burrë që përpiqej t’i shpëtonte arrestimit të enjten.
BBC shkruan se policia u thirr në distriktin XI të kryeqytetit të Hungarisë rreth orës 22:10 të mbrëmjes së të enjtes, për të ndaluar një person që po përpiqej të hynte në një kompleks banimi.
Burri plagosi tre policët përpara se të largohej në rrugë, ku u qëllua nga një oficer i katërt dhe u arrestua.
Një deklaratë e policisë e përshkruan autorin e dyshuar si një “njeri të çmendur me thikë”.
Të gjithë oficerët e policisë të plagosur, së bashku me autorin e plagosjes u dërguan në spital, ku njëri prej tyre, 29-vjeçari Peter Baumann, nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra.
Një flamur i zi do të valëvitet në ndërtesat e policisë dhe automjetet e shërbimit do të shfaqin një shirit zie për të nderuar oficerin, tha departamenti i policisë së Hungarisë.
Kryeministri hungarez Viktor Orban tha se qeveria do të ofrojë mbështetje për familjen e zotit Baumann.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 20:02 Kuçana përplaset me Berishën: PD duhet të lexojë sheshin, “mulizimi” duhet të marrë fund
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro