Sulmohet treni me 450 pasagjerë në Pakistan, militantët marrin peng udhëtarët

11 Mars 2025 | 12:37

Disa militantë të armatosur thuhet se kanë marrë peng rreth 450 pasagjerë të një treni dhe kanë plagosur makinistin gjatë një sulmi në provincën jugperëndimore të Balochistanit në Pakistan.

Sipas zyrtarëve vendor Ushtria Çlirimtare Baloch ka kërcënuar se do të ekzekutojë të gjithë pengjet nëse autoritetet pakistaneze përpiqen të ndërhyjnë.

“Mbi 450 pasagjerë në bord janë mbajtur peng nga persona të armatosur”, tha për AFP Muhammad Kashif, një zyrtar i lartë i qeverisë hekurudhore në Quetta, kryeqyteti i provincës.

Treni Jaffar Express ishte duke u nisur nga Quetta në provincën jugperëndimore të Balochistanit të Pakistanit për në Peshawar në Khyber Pakhtunkhwa kur u sulmua, thanë zyrtarët hekurudhor.

Në një deklaratë, Ushtria Çlirimtare Baloch (BLA), një grup militant separatist, mori përgjegjësinë për sulmin dhe tha se ata kishin marrë pengje nga treni, duke përfshirë forcat e sigurisë.

Në deklaratën e BLA thuhet gjithashtu se; “Gjatë këtij operacioni, luftëtarët e BLA kanë liruar gra dhe fëmijë”.

Zyrtarët nga qeveria provinciale apo nga hekurudhat nuk konfirmuan marrjen e pengjeve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026