Sulmuan me armë policinë dhe planifikuan 1 vrasje, arrestohen 5 persona
5 persona të akuzuar për tentativë vrasjeje dhe vjedhje janë arrestuar pas një operacioni të përbashkët të policisë Tiranës dhe Lezhës.
Ibrahim Difaj, 31 vjeç, banues në Kurbin; Damjan (Besmir ) Lleshaj (Prela), 34 vjeç, banues në Mamuras, Kurbin; Robert Laci, 52 vjeç, banues në Fushë-Krujë; Ilirian Feçi, 47 vjeç, banues në Durrës; dhe Erion Mulaj, 30 vjeç, banues në Durrës janë vënë në pranga gjatë operacionit të koduar Storm, si pjesë e një grupi kriminal përgjegjës për disa ngjarje kriminale në kohë dhe vende të ndryshme.
Sipas policisë, Ibrahim Difaj, Shpëtim Kraja dhe shtetasja E. V. kanë qëlluar me breshëri në drejtim të policisë pak ditë më parë në Qafë-Kashar, në momentin që automjetit të tyre i është bërë shenjë për të ndaluar.
Shtetasit Ibrahim Difaj, Ilirian Feçi dhe Robert Laçi janë autorët e dyshuar vrasjes së mbetur në tentativë ndaj shtetasit Alfred Gjoka, në muajin korrik të 2021 fshati Adriatik, Fushë Kuqe.
Të arrestuarit dyshohen edhe si autorë të vjedhjes së një automjeti tip “Mercedes-Benz”, në Vorë, një automjetit tip “Volkswagen Touran”, në Laç dhe vjedhjen e sendeve personale dhe portofolit të një shtetasi që kthehej nga Gjermania në Milot.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë