Sulmuan seksualisht kolegen e tyre në, gjykata shpall fajtorë 3 ish-ushtarët japonez

12 Dhjetor 2023 | 07:20

Një gjykatë japoneze ka shpallur fajtorë tre ish-ushtarë për sulm seksual ndaj një kolegeje femër.

Vendimi historik vjen pasi Rina Gonoi, 24 vjeçe, shkaktoi një protestë publike dhe tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare kur publikoi historinë e saj në YouTube në 2022.

Prokurorët e Fukushimës më pas ngritën akuza kundër tre burrave në mars, duke anuluar vendimin e tyre të mëparshëm.

Japonia është një shoqëri thellësisht konservatore ku të folurit kundër dhunës seksuale mbetet një tabu.

Shutaro Shibuya, Akito Sekine dhe Yusuke Kimezawa morën një dënim me kusht prej dy vjetësh në një gjykatë në Fukushima të martën.

Ky është vendimi i parë i madh për sulmin seksual në Japoni që nga qershori, kur vendi rishikoi ligjet e tij për krimin seksual, të cilat përfshinin ripërcaktimin e përdhunimit dhe rritjen e moshës së pëlqimit. Ky ishte rezultat i viteve të tëra aktivizmi pas një sërë vendimesh të diskutueshme të gjykatës që liruan sulmuesit e dyshuar. Aktivistët thonë se ligjet e mëparshme shpesh i pengonin të mbijetuarit të flisnin.

Në gusht të vitit 2021, tre kolegë meshkuj e lidhën zonjën Gonoi në një shtrat dhe kryen akte seksuale pa pëlqimin e saj.

Konoi tha më herët për BBC se ngjarja ndodhi ndërkohë që rreth 12  kolegë të tjerë ishintë pranishëm në atë kohë, por askush nuk i ndaloi ata të tre: “Shumë po qeshnin”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur

Ushtria e Kolumbisë njoftoi se kishte liruar 39 persona të rrëmbyer nga ELN,  grupi më i vjetër rebel në Amerikë, në një zonë të largët në veriperëndim....
09:51 | 15/07/2026

Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja

Kryeministri Benjamin Netanyahu do të fluturojë për në Uashington të shtunën në mbrëmje dhe do të marrë pjesë në funeralin e senatorit të ndjerë Lindsey...
09:46 | 15/07/2026

SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian

Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian. Sipas njoftimit, masat...
09:36 | 15/07/2026