Sulmuesja Megi Doçi lë Vllazninë, firmos për Gallatasaray në Turqi
Sulmuesja shqiptare që ka kontribuar për shumë vite për Vllazninë e Femrave, Megi Doçi ka firmosur te Gallatasary në Turqi.
Ajo tha se dëshiron që të ecë në këtë skuadër, me qëllimin që të shkojë sërish në Champions League.
“Jam shumë e lumtur që jam këtu. Është një nder për mua që të vij në një komunitet të madh si Galatasaray. Kam luajtur në Champions League më parë. Dua të bëhem një kampione këtu dhe të shkoj sërish në Champions”, tha Doçi.
Kujtojmë se 27-vjeçarja ka dhënë një kontribut të çmuar për skuadrën shkodrane gjatë gjithë këtyre viteve.
Ajo ka ndihmuar në arritjen e objektivave të rëndësishëm dhe ka thyer shumë rekorde në vendin tonë, një prej të cilëve, shënimi i 700 golave në kampionat.
Doçi tani është gati të nisë larg vendit tonë një tjetër aventurë, që mund të jetë një mundësi shumë e mirë për të.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta