Sunak zotohet se do t’u kërkojë llogari njerëzve për mbështetjen e Hamasit

10 Tetor 2023 | 13:46

Kryeministri britanik Rishi Sunak ka shprehur sot mbështetjeje për komunitetin hebre në Mbretërinë e Bashkuar pas demonstratave pro palestineze në këtë vend.

Sunak u zotua se do t’u kërkohet llogari njerëzve për mbështetjen e Hamasit.

“Ne qëndrojmë në solidaritet me Izraelin dhe popullin e Izraelit përballë këtyre akteve barbare të terrorizmit. Mbrëmë shkova për të vizituar një sinagogë në Londër për të shprehur mbështetjen time për komunitetin hebre në Britaninë e Madhe. Unë isha pa mëdyshje me ta se ne do të sigurohemi që ata të ndjehen të sigurt në këtë kohë. Policisë i janë dhënë udhëzime dhe këshilla shumë të qarta nga qeveria për të bërë gjithçka që mundet për të mbajtur komunitetin të sigurt. Ata do të shtypin çdo sjellje që bie në kundërshtim me ligjin. Unë thjesht u kujtoj të gjithëve se Hamasi është një organizatë terroriste e ndaluar”, tha Sunak.

Më shumë se 10 britanikë dyshohet se janë të vdekur ose të zhdukur në vend, raporton Sky News.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iraku cakton 30 shtatorin si afat për grupet pro-iraniane që të çarmatosen

Qeveria e Irakut u ka dhënë afat grupeve të armatosura pro-Iranit që veprojnë në vend deri më 30 shtator për t’u çarmatosur, tha zëdhënësi i...
16:37 | 29/06/2026

Holanda: Rusia pas përfundimit të luftës në Ukrainë, mund të sulmojë NATO-n

Rusia mund të nisë një fushatë “të kufizuar” ushtarake kundër një shteti të NATO-s vetëm një vit pasi të ketë përfunduar lufta në Ukrainë, paralajmëroi...
16:29 | 29/06/2026

Pas 4 muajsh nga fillimi i luftës, një aeroplan fluturon nga Irani në Emiratet e Bashkuara Arabe

Një aeroplan komercial fluturoi nga Irani në Emiratet e Bashkuara Arabe të hënën, në fluturimin e parë direkt midis dy vendeve që nga shpërthimi i...
16:26 | 29/06/2026