“Sunny Hill Festival 2022” do mbahet në Prishtinë dhe në Tiranë

20 Qershor 2022 | 10:05

“Sunny Hill Festival 2022” është rikthyer në Prishtinë, pas anulimit të tij dhe zhvendosjes pak ditë më parë në Tiranë.

Përmes një deklarate të përbashkët të Komunës së Prishtinës, Ministrisë së Kulturës dhe organizatorëve të Sunny Hill Festival, është bërë e ditur se festivali do rikthehet në datat që ishte planifikuar edhe më herët.

‘Sunny Hill Festival mbahet në shtëpinë e vetë, në Prishtinë, më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022”, thuhet ndër tjera në deklaratë.

Festivali gjithashtu do të mbahet edhe në Tiranë në datat: 26, 27 dhe 28 gusht.

“Në frymën e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm kulturor mes Kosovës dhe Shqipërisë, një edicion i veçantë me një line-up tjetër do të mbahet në fund të muajit gusht në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht. Në Prishtinë, Sunny Hill Festival për këtë vit ka përgatitur lineup-in më të fuqishëm nga festivalet e rajonit ku përveç artistëve të njohur si Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe artistët më të njohur shqiptarë, për këtë edicion pritet të zbulohen edhe dy artistë shumë të mëdhenj botëror. Një verë e jashtëzakonshme i pret të gjithë shqiptarët në Prishtinë dhe në Tiranë”, thuhej ndër të tjera në deklaratë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026