“Super-sistemi izraelit Arrow 3”, gazetari: Cili shtet ofroi 3.8 mld euro për blerjen e tij
Gazetari Eno Luarasi, ka folur në “Review” lidhur me një sistem izraelit, i cili ekziston që në vitin 2018, por është avancuar sa i përket asgjesimeve të raketave balistike që ky sistem kryen.
Në një intervistë me Greta Topjana, Luarasi shton se Gjermania ka ofruar një shifër marramendëse për blerjen e Arrow 3, duke u bërë vendi i parë në Europë me këtë sistem.
“Arrow 3, sistemi izraelit është sistemi më i avancuar sa i përket asgjesimit të raketave balistike. Gjermania është shteti i parë europian që ka një mbrojtje ndaj raketave balistike që e ka blerë nga Izraeli.
Është një shifër prej 3.8 miliard euro, projekti dhe fondi i dhënë nga Gjermania për blerjen e këtij sistemi. Arrow 3 është instaluar në dhjetor të 2025 në Berlin në një bazë ajrore.
Ky sistem izraelit është i vetmi sistem që mund të rrëzojë raketën e rrezikshme Oreshnik të Putinit. Arrow 3 lëviz me një shpejtësi më të ngadaltë se Oreshnik por arma sekreti e këtij sistemi është se bën asgjesimin e raketave balistike në fazën maksimum ku ato kalojnë atmosferën dhe ato humbin shpejtësinë e tyre super të madhe”, u shpreh Eno Luarasi.
Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
“Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
Mori një kopje të marrëveshjes së huasë me SHBA-në, Rama i reagon Shehajt: Dëshmoi se vesi del me shpirtin
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara