Supersfida e Serie A, Napoli përballet me Lazion
Kampionati Italian këtë sezon po tregon një garë të jashtëzakonshme dhe mjaft të luftuar. Në dallim nga sezonet e tjera, kreu i tabelës zotërohet nga Napoli, me këta të fundit të cilën e anë rrugën të lirë drejt titullit kampion. Aktualisht diferenca me vendin e dytë që mbahet nga Interi është 47 pikë.
Skuadra e Spalletit do të tentojë të thellojë edhe më tej hendekun e pikëve, ku mbrëmjen e kësaj të premte luan në shtëpi përballë Lazios. Në fazën e parë, kryesuesit e kampionatit fituan në transfertë 1-2 me golat e Kim dhe Kvaratshkelia.
Në këtë përballje që përkon me fazën e dytë të kampionatit Italian, Napoli nuk ka në dispozicion dyshen Mariu Rui-Raspadori, në anën tjetër mbrojtësi Casale, ndërsa në dyshim sulmuesi spanjoll Pedro.
Gjykimi i është besuar arbitrit Luca Pairetto, ndërsa favorit cilësohen napoletanët të cilët kanë vetëm 1 humbje në 24 takime të luajtura.
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë