Sveçla: Nëse Serbia vijon të lëshojë fletë për hyrje-daljet, zbatojmë reciprocitetit

31 Gusht 2022 | 21:17

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se sot pasmesnate pret që Serbia të ndërpresë fletë hyrje-daljet për qytetarët kosovarë, por nëse një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë Kosova do të vendosë reciprocitetin për të njëjtat.

“Pas 11 vjetësh shtetasit tanë do të shkojnë në Serbi dhe nuk do të kenë nevojë të pajisjen me ndonjë dokument shtesë, i cili përveç që ka qenë fyes dhe i njëanshëm, ka shkaktuar edhe pritje”, tha ai në emisionin RTK Prime, shkruan KosovaPress.

Sveçla shtoi se Serbia për të shpëtuar fytyrën e vet, po vendos pankarta në territorin e vet, ku thotë se nuk e njeh Kosovën.

Ai theksoi se s’ka ndonjë marrëveshje të shkruar për largimin e fletë hyrje-daljeve, por thjesht Serbia ka rënë dakord që  t’i largojë për qytetarët kosovarë.

“Nuk është duke implementuar marrëveshja e vitit 2011. Ajo ka ra edhe për shkak të presionit tonë, ajo marrëveshje flet për imitim të dyanshëm për fletave të hyrje-daljeve. Prandaj është edhe qesharake deklaratat e disa që po thonë se ne po zbatojmë një sukses të dikujt tjetër të asaj kohe”, theksoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Detaje të reja nga ngjarja në Podujevë, katër të plagosurit raportohen jashtë rrezikut për jetën

Katër personat e plagosur gjatë incidentit të armatosur në Podujevë po marrin trajtim mjekësor në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Në...
16:01 | 02/07/2026

Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, 3 të plagosur

Tre persona janë plagosur gjatë incidentit me të shtëna me armë në qendër të Podujevës, ka konfirmuar për Euronews Albania, zëdhënësi i Policisë së Kosovës...
14:22 | 02/07/2026

Lojërat Mesdhetare, Kosova: Franca ndër aleatet kryesore në organizimin e ngjarjes sportive

Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka zhvilluar një takim bilateral me Ministren franceze, Marina Ferrari, në kuadër të International Meetings on...
11:24 | 02/07/2026