Sveçla publikon pamjet e supervilës së Radoiçiç: Pablo Escobar, jo luftëtar lirie
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka publikuar pamje nga brenda vilës superluksoze të Milan Rodoiçiç, që u kontrollua nga policia e Kosovës në kuadër të hetimeve për sulmin terrorist të së dielës në Banjskë.
Sveçla ka shkruar se sulmi terrorist me të cilin është ballafaquar Policia e Kosovës në fshatin Banjska të Zveçanit do të hetohet detajisht dhe deri në fund.
“Sulmi terrorist me të cilin është ballafaquar Policia e Kosovës në fshatin Banjska të Zveçanit do të hetohet detajisht dhe deri në fund.
Policia e Kosovës në zbatim të urdhëresës së gjykatës, sot ka kryer bastistje në banesën e Milan Radojçiq, në vilën tij në Liqenin e Ujmanit, në një aneks/ngrohtore të Spitalit të Mitrovicës si dhe në shtëpinë e Vladimir Radivojevic i njohur me nofkën “Mami”.
Ne e kemi dëshmuar edhe me pamje dhe me prova të tjera që udhëheqësi i këtij grupi ishte Milan Radojciç. Edhe nga pamjet që po shihen, dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë “luftëtar lirie” por për një Pablo Escobar të rajonit. Nën maskën e mbrojtësit të qytetarëve ai dhe bashkëpunëtorët e tij u bënë multi milionerë në kurriz të ligjit, shtetit dhe qytetarëve të tjerë.
Prandaj, është e domosdoshme që vatra e krimit e gjithë këtyre viteve në veri të vendit të hetohet së bashku me të gjithë asetet, aparaturën dhe lokacionet e grupit terrorist.
Millan Radoiçiç ka sot pranuar pjesëmarrjen dhe organizimin e sulmit në Basnjkë më 24 shtator.
Përmes një letre të lexuar nga avokati i tij Goran Petronijeviç për publikun nga Beogradi, Radoiçiç, pranon se është personi që ka kryer përgatitjet logjistike për ngjarjet në Veriun e Kosovës.
Ai ka deklaruar se arsyeja për armatimin e grumbulluar është nisja e rezistencës ndaj terrorit të asaj që ai e cilëson si regjimi i kryeministrit Kurti.
LEXONI GJITHASHTU:
Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit