Milan Radoiçiç konfirmon pjesëmarrjen dhe organizimin e sulmit në Banjskë
Millan Radoiçiç ka pranuar pjesëmarrjen dhe organizimin e sulmit në Basnjkë më 24 shtator.
Përmes një letre të lexuar nga avokati i tij Goran Petronijeviç për publikun nga Beogradi, Radoiçiç, pranon se është personi që ka kryer përgatitjet logjistike për ngjarjet në Veriun e Kosovës.
Ai ka deklaruar se arsyeja për armatimin e grumbulluar është nisja e rezistencës ndaj terrorit të asaj që ai e cilëson si regjimi i kryeministrit kurti.
“Arsyeja e kthimit tonë ishte inkurajimi i serbëve, popullit të asaj zone, për t’i rezistuar terrorit të regjimit të Kurtit, duke mbrojtur njerëzit tanë, që çdo ditë i ekspozohen atiji terror”, ka thënë ai, duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Avokati, duke e lexuar letrën e Radoiçiçit, ka thënë se për veprimet e tij ai nuk e ka njoftuar askënd prej strukturave qeveritare serbe apo atyre politike lokale në veri të Kosovës, dhe as nuk e ka pranuar ndihmën e tyre.
Kujtojmë se si pasojë e përleshjeve të Policisë me grupin e terroristëve serbë humbi jetën efektivi i policisë Afrim Bunjaku, si dhe tre agresorë serbë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë