Sylvinho tur në Europë, zbulohen takimet e para të trajnerit të kombëtares

24 Shkurt 2026 | 16:58

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, së bashku me stafin e tij teknik, kanë vazhduar me intensitet për ndeshjen e fazës “play-off” të Botërorit 2026 kundër Polonisë.

Stafi teknik ka ndjekur nga afër disa ndeshje të Superiores, si Dinamo– Vllaznia dhe Egnatia – Dinamo, për të vëzhguar mbrojtësin Aliji dhe portieri Dajsinani.

Gjithashtu Silvinjo ka qenë i pranishëm edhe në disa takime në arenën europiane. Në Portugali, ata ndoqën sfidën e Europa League, Porto – Rangers, për të vlerësuar nga afër paraqitjen e mesfushorit Nedim Bajrami.

Ndërkohë, në Itali, ishte i pranishëm në ndeshjen Lazio -Atalanta, ku aktivizohen dy nga titullarët e Kombëtares, Berat Gjimshiti dhe Elseid Hysaj.

Gjatë qëndrimit në Itali, trajneri zhvilloi edhe një takim me kapitenin Berat Gjimshiti, ndërsa në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit priti në një vizitë Elseid Hysaj.

Në javët në vijim, stafi teknik ka programuar të ndjekë nga afër edhe disa lojtarë të tjerë, në mënyrë që të vlerësohet në detaje gjendja fizike dhe forma e secilit përpara sfidës së rëndësishme të “Play-Off”-it.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Brazili përmbys Japoninë në frymën e fundit, Martinelli e çon në 1/8 e Botërorit

Brazili ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales të Kupës së Botës, pasi mposhti Japoninë me një përmbysje dramatike 2-1, falë golit të Gabriel Martinellit...
21:02 | 29/06/2026

‘Oli dhe Benxhi’ e parashikuan? Historia e veçantë që e bën Brazil-Japoni më shumë se një ndeshje Botërori

Kur Brazili dhe Japonia të zbresin sonte në fushë për Kupën e Botës 2026, për miliona tifozë kjo nuk do të jetë thjesht një përballje...
18:31 | 29/06/2026

Trajneri i Marokut: Formati i Botërorit s’është ideal, por nuk ka kuptim ta kritikojmë tani

Në prag të ndeshjes së raundit të 16-tave kundër Holandës, Mohamed Ouahbi foli për formatin e ri të Kupës së Botës, duke shprehur disa rezerva....
17:32 | 29/06/2026