“Ta lëmë gjuhën e urrejtjes” – Reagimi i Elvana Gjatës, u rendit e dyta në Festival
Këngëtarja Elvana Gjata është renditur e dyta në Festivalin e Këngës të 63-të në festival, duke mos arritur që të përfaqësojë vendin tonë në Eurovizion.
Artistja konkurroi me “Karnaval” dhe u rendit e dyta me 135 pikë pas këngës “Zjerm” të “Shkodra Elektronike” që mori 143 pikë.
Pas shpalljes së rezultateve, Elvana Gjata iu drejtua me një mesazh fansave të saj, duke i kërkuar që të mos mërziten.
Pas përfundimit të festivalit ajo që ka rënë në sy është se Gjata fshiu të gjitha postimet në rrjetet sociale që kishin lidhje me festivalin, duke lënë të nënkuptohet se rezultati nuk ishte ai që priste.
“Unë gjithmonë kam uruar më të mirën për vendin tim, pavarësisht se kush e përfaqëson atë në skenën ndërkombëtare. Grupit “Shkodra Elektronikë” i uroi një eksperiencë të mrekullueshme në Eurovizion 2025”, tha Elvana Gjata.
Ajo pati dhe një mesazh për kritikuesit.
“I mirëpres kritikat që më ndihmojnë të zhvillohem, por le ta lëmë gjuhën e urrejtjes. Ajo nuk ka vend në muzikë”, u shpreh ajo.
Kujtojmë që Elvana Gjata konkurroi edhe në Fest ‘58 ku sërish zuri vendin e dytë, ndërsa e para u rendit Arilena Ara.
Zhgënjimi në sytë e saj u shfaq që në momentin kur emrin i Elvanës u thirr si fituese e vendit të dytë. Këngëtarja menjëherë pas kësaj u largua nga skena.
Ajo madje nuk i dha dorën fitueses së festivalit, Arilenës dhe nuk mori pjesë në emisionin post-festival.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit