Tabaku dhe Balla replika për çështjen e negociatave me BE-në
Zvarritja e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian ka qenë shkak për replika në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit mes Jorida Tabakut dhe Taulant Ballës.
Nënkryetarja e PD kërkoi që të avancohet më shpejt në procesin e negociatave dhe mos të përdoret si justifikim vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut.
“Disa më duken teknike, disa nga politike. Të gjithë kanë një emërues të përbashkët, kanë vullnetin politik. Vullnet politik që për herë të parë e keni edhe nga opozita. Ky vullnet politik duhet përkthyer në angazhim konkret. Ne nuk mund të fshihemi ndaj vetos së Bullgarisë”, tha Tabaku.
Balla iu përgjigj duke thënë se ajo që ka ndodhur mes dy vendeve është unike në historinë e zgjerimit të Bashkimit Europian.
“Nuk është në dorën tonë ngecja e procesit të zgjerimit edhe për shkaqe që ndoshta më përpara nuk kanë ekzistuar. Ne nuk fshihemi pas vetos së Bullgarisë. Bullgaria ka thënë që nuk ka asgjë me Shqipërinë”, u shpreh ai.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta