Tabaku: Nuk jam kundër investimeve të huaja, por të bëhet garë e hapur
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, deklaroi gjatë fjalës së mbajtur gjatë punimeve të parlamentit këtë të enjte ajo nuk është kundër investimeve të huaja në vendin tonë,
Megjithatë Tabaku shtoi se duhet bërë një garë e hapur për investimet e huaja që pritet të bëhen në Shqipëri.
Duke u ndalur tek ligji për Zonat e Mbrojtura, Tabaku shtoi se është skandal që të ketë ndërtime tek këto zona.
“Këtu janë bërë ligje jo në favor të qytetarëve. Një nga ligjet është ai për Portin e Durrësit, që u tha se asnjë para nuk do të dalë nga buxheti. Ligji për zonat e mbrojtura bën që në këto zona të ketë ndërtime. Është skandal fakti që ndërtohet në zonat e mbrojtura. Tani del lajmi se në Sazan do të ndërtojë një sipërmarrës serioz. Duhet të bëhej garë për kompaninë që merr përsipër të ndërtojë në Sazan dhe jo të bëhet fakt direkt në parlament.
Turizmi të zhvillohet, por zhvillimi duhet të vijë në mënyrë graduale. Përse nuk bëhen gara të hapura për investimet e huaja? Çdo ligj që miratohet në parlament duhet të ketë frymën e ligjeve që miratohen edhe në Kuvendet e vendeve që janë pjesë e Bashkimit Europian. Qeveria harxhon më shumë kohë në SPAK se në zyrat e saj. Nuk mund të flasin për luftë ndaj korrupsionit ata që ndodhen sot në dyert e SPAK-ut”, u shpreh Tabaku.
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet