Tabaku për amnistinë fiskale: I hap rrugë kapitalit kriminal dhe korruptiv
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi pas takimit që pati me disa ambasadorë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit për amnistinë fiskale, se ky projektligj i hap rrugë kapitalit kriminal dhe korruptiv.
Sipas saj, nuk ka asnjë emigrant, i cili është larguar nga Shqipëria këto 30 vite dhe ka 2 milionë euro të padeklaruara.
“Ditët e fundit kemi pasur komunikime me përfaqësues të ndryshëm, si trupa diplomatike këtu në Shqipëri, njëkohësisht me të dërguar specialë, të cilët kanë ardhur për raportimet e tyre periodike dhe shqetësimet kryesore kanë qenë për amnistinë fiskale. Në emër të Partisë Demokratike e kam kundërshtuar amnistinë fiskale.
E kam kundërshtuar, si një iniciativë, e cila nuk shkon në të njëjtën linje me shtetin ligjor, por nga ana tjetër cënon punën e bizneseve të ndershme. Ligji i amnistisë fiskale do t’i hapë rrugë kapitalit kriminal dhe korruptiv, që në 8 vitet e fundit në Shqipëri, ka qenë në rritje. Nuk besoj se ka emigrantë që është larguar në 30 vitet e fundit dhe ka dy milionë euro të padeklaruara”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta