Tafani analizon ndryshimet mes dy liderëve kryesorë në Hungari

12 Prill 2026 | 21:21

Analisti, Endri Tafani i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me zgjedhjet në Hungari dhe ndryshimet mes dy kandidatëve Viktor Orban dhe Peter Magyar.

Ai u shpreh se në Evropë ka dy shembuj që kanë shkuar kundër BE-së duke shtuar se këto vende janë Hungaria dhe Polonia. Sipas tij Polonia është shembull për të ndjekur. Ai theksoi se qëndrimet e Orbanit përsa i përket politikave të BE-së kanë qenë të njëjta me ato të Polonisë.

Ai shtoi se Polonia ndryshe nga Hungaria nuk e ka deformuar gjyqësorin, nuk ka kapur mediat dhe se nuk ka të njëjtën shkallë korrupsioni.

Sipas tij, shembulli i Orbanit është i atij personi i cili vjen në pushtet dhe se nuk do të largohet. Sa i përket liderit të opozitës, ai theksoi se Magyar është verison i përmirësuar i Orban.

“Ai që është kreu i opozitës tani që në qoftë se mund të fitojë është versioni i përmirësuar i Orbanit. Është Orbani, pa problemet e Orbanit. Korrupsioni gjëja e pare, kapja e shtetit pra gjyqësori e të tjerët kapja e mediave por që s’i ka.

Pa marrëdhënien e servilizmit dhe nënshtrimit total ndaj Rusisë në dëm të interesave të komplet po themi ajo sjellja e ministrit të jashtëm dhe e vetë Orbanit diskutimet që kanë pasur me homologët e tyre në Rusi ka qenë skandaloze.

Rasti i Magyarit është i një personazhi i cili u fut vonë në parti dhe doli si forcë në vete vetëm para dy vitesh. Pra dalë në 2024. Përsa i përket pjesës së emigracionit një, qëndrimi që ka të bëjë me po themi me identitetin kombëtar, identitetin kulturor, interesat e kësaj edhe raporti që ka me Hungarinë.

Nuk është raport totalisht mbështetës për Hungarinë, është një raport pak më i butë sesa Orbanit, por prapë shkon në drejtim të mbrojtjes së interesit të pakicave kombëtare hungareze që janë aty apo një marrëdhënie tranzicionale me Rusinë për të cilën thotë që ne duhet t’i shkëpusim marrëdhëniet me gazin që marrin nga Rusia deri në 2035”, tha ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka konfirmuar se administrata amerikane po heton pretendimet se Irani mund të ketë vendosur dronë në Kubë. Duke...
11:01 | 14/07/2026

Numri i viktimave nga zjarri në Bangkok rritet në 30

Numri i të vdekurve nga zjarri në një pub të mbushur me njerëz në kryeqytetin tajlandez Bangkok u rrit në 30 të martën, sipas zyrtarëve...
10:24 | 14/07/2026

Marco Rubio nis fushatën për shpërbërjen e Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, nisi të hënën një fushatë për të shpërbërë Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP), duke pretenduar se tribunali global po...
10:12 | 14/07/2026