Tajani: Të përshpejtojmë integrimin e Ballkanit, s’mund t’i lëmë të presin
“Duhet të përshpejtojmë hyrjen e Ballkanit Perëndimor në Evropë, vendet e këtij rajoni nuk mund të presin në pafundësi”. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, me të mbërritur në Podgoricë, në etapën e parë të turit të tij në Ballkanin perëndimor.
“Rreziku për ne, për Evropën, është të mos jemi më të pranishëm në Ballkan. Natyrisht kur je në mes të diçkaje, ose shkon nga njëra anë, ose nga tjetra dhe këto vende po presin prej shumë kohësh”, ka deklaruar Tajani.
Por, sipas tij, shumë burokratë në vendet perëndimore, sidomos në ato nordike, e shohin procesin e zgjerimit më shumë në aspektin burokrat sesa në atë politik.
“Nuk duhet t’i zhgënjejmë më. Këto janë vende evropiane. Nuk duhet të ngatërrojmë problemin rus me Ballkanin dhe nuk mund të pretendojmë të ndryshojmë identitetin e tyre. Vendet e Ballkanit janë thelbësore për stabilitetin evropian”, ka thënë Tajani.
Duke iu përgjigjur interesit të mediave, shefi i diplomacisë italiane ka prekur edhe problemin e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne kemi promovuar gjithmonë dialogun, kudo, edhe mes Serbisë dhe Kosovës. Tani unë besoj se edhe Kosova duhet të bëjë hapa përpara, të respektojë marrëveshjet. Në veri shumica është serbe dhe ky është një realitet që nuk mund të mohohet. Pakicat duhen mbrojtur dhe historia dhe kultura të respektohen”, ka shtuar Tajani.
Duke e vënë theksin tek miqësia tradicionale mes Italisë dhe vendeve të rajonit, ministri i Jashtëm ka shprehur gatishmërinë e Romës zyrtare për të luajtur një rol pozitiv për stabilizimin dhe zhvillimin e paqes mes dy vendeve.
Alarm në Paris për ndeshjen Francë-Marok, frikë për incidente serioze, pavarësisht rezultatit
Goditet rrjeti i kontrabandës së duhanit, sekuestrohen 20 milionë cigare në Europë
Një tërmet i fortë godet Republikën Çeke, sa ishte magnituda
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse