Tajlanda sulmon nga ajri Kamboxhian, bombardohet vija kufitare

8 Dhjetor 2025 | 07:44

Tajlanda nisi sulme ajrore kundër Kamboxhias të hënën, duke shënuar një përshkallëzim të ri të luftimeve midis dy fqinjëve të Azisë Juglindore dhe duke vënë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e planit të paqes të ndërmjetësuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vetëm dy muaj më parë.

Të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për nisjen e sulmeve të mëngjesit në zonën e kufirit të kontestuar, pas javësh tensioni dhe pezullimit të progresit në implementimin e marrëveshjes së armëpushimit nga Tajlanda.

Zëdhënësi i ushtrisë tajlandeze, gjeneralmajor Winthai Suvaree, deklaroi se sulmet ajrore kishin synuar “infrastrukturë ushtarake kamboxhiane” në rajonin e Grykës Chong An Ma. Ai tha se operacioni ishte përgjigje ndaj një sulmi kamboxhian që vrau një ushtar tajlandez dhe plagosi shtatë të tjerë.

Ushtria tajlandeze raportoi se Kamboxhia kishte nisur të godiste kufirin rreth orës 03:00 të mëngjesit me artileri dhe mortaja. Në një deklaratë të veçantë, Forcat Ajrore Mbretërore Tajlandeze akuzuan fqinjin se kishte mobilizuar armë të rënda dhe njësi sulmuese, duke paraqitur “kërcënim serioz ndaj zonës kufitare”.

Kamboxhia i mohoi akuzat, duke i cilësuar si “informacion i rremë” dhe duke insistuar se nuk ishte hakmarrë, por kishte vepruar me kujdes për të shmangur përshkallëzimin. Ndërkohë, ushtria kamboxhiane akuzoi Tajlandën se kishte kryer “sulmin e parë” rreth orës 05:04, duke pretenduar provokime të vazhdueshme tajlandeze ditët e fundit.

Sipas ushtrisë tajlandeze, rreth 70% e civilëve nga zonat kufitare janë evakuuar si masë sigurie.

Përplasja e re vjen vetëm disa muaj pas konfliktit pesë-ditor në korrik, i cili vrau dhjetëra njerëz dhe zhvendosi rreth 200,000 civilë në të dyja anët. Në fund të tetorit, Tajlanda dhe Kamboxhia nënshkruan një marrëveshje të zgjeruar armëpushimi në Kuala Lumpur, në prani të Trump dhe kryeministrit malajzian Anwar Ibrahim, pas ndërmjetësimeve të mëparshme telefonike të presidentit amerikan.

Megjithatë, brenda dy javësh, marrëveshja filloi të dobësohej, pasi Tajlanda pezulloi zbatimin e saj pas një shpërthimi mine tokësore që plagosi ushtarët e saj.

Kryeministri malajzian Anwar Ibrahim shprehu “shqetësim të thellë” për luftime e reja, duke i bërë thirrje të dy vendeve të përmbahen. Ai paralajmëroi se konfliktet e ripërtërira mund të dëmtojnë rëndë përpjekjet e ASEAN-it për stabilitet rajonal.

Tajlanda dhe Kamboxhia mbeten prej dekadash në tension për shkak të vijës së tyre kufitare të kontestuar, ndërsa të dyja palët vazhdojnë të shkëmbejnë akuza për përgjegjësinë e përshkallëzimeve të fundit ushtarake.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten

Me gjithë sanksionet e rënda ekonomike për vite e vite me radhë, iranianët ia kanë dalë ta sigurojnë kafshatën e gojës. Deri tani. Rritja e...
14:51 | 26/06/2026

Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë

Ministrja suedeze e Klimës dhe Mjedisit, Romina Pourmokhtari, është kthyer në qendër të vëmendjes pasi mori pjesë në një takim zyrtar duke mbajtur në krah...
14:45 | 26/06/2026

Rusia dhe Ukraina vijojnë shkëmbimin e të burgosurve, lirohen 320 persona

Rusia dhe Ukraina kryen të premten një shkëmbim tjetër të të burgosurve, ku secila palë ktheu 160 të burgosur lufte, thanë zyrtarë nga të dyja...
14:45 | 26/06/2026