Takim Berisha-Plenković në Zagreb, theksohet mbështetja për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor
Gjatë punimeve të Forumit të International Democrat Union (IDU) në Zagreb, një delegacion i Partisë Demokratike, i kryesuar nga kryetari Sali Berisha, zhvilloi një takim bilateral me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković.
Takimi u zhvillua në një atmosferë të përshkruar si miqësore dhe konstruktive, ndërsa diskutimet u fokusuan në zhvillimet politike në Shqipëri dhe rajon, si dhe në procesin e integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Gjatë bisedës, palët vlerësuan rëndësinë e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian dhe përvojën e Kroacisë si një model suksesi i integrimit të bazuar në përmbushjen e standardeve dhe kriterit të meritës.
Në nisje të takimit, Berisha shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë ndaj Shqipërisë në rrugën drejt BE-së, duke veçuar rolin e Kryeministrit Plenković në këtë proces.
Ai ngriti gjithashtu shqetësime mbi situatën politike në Shqipëri, duke përmendur, sipas tij, çështje që lidhen me funksionimin e institucioneve demokratike, proceset zgjedhore, si dhe ndikimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në jetën publike dhe ekonomike të vendit.
Sipas diskutimeve, palët u dakordësuan mbi domosdoshmërinë që procesi i integrimit europian të mbetet i bazuar në meritë dhe në përmbushjen e standardeve demokratike, duke shmangur qasjet e ndikuara nga faktorë gjeopolitikë.
Nga ana e tij, Kryeministri kroat Andrej Plenković rikonfirmoi mbështetjen e vendit të tij për Shqipërinë dhe perspektivën europiane të rajonit, duke theksuar rëndësinë e reformave dhe standardeve në procesin e anëtarësimit në BE.
Në përfundim të takimit u theksua gatishmëria për forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave në funksion të avancimit të demokracisë dhe integrimit europian të vendeve të rajonit.
Në delegacionin kroat ishin të pranishëm përfaqësues të lartë të institucioneve dhe partisë HDZ, ndërsa delegacioni shqiptar përfshinte përfaqësues të Partisë Demokratike dhe Partisë Republikane, si dhe deputetë dhe drejtues të strukturave të marrëdhënieve ndërkombëtare.

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
“Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
Mori një kopje të marrëveshjes së huasë me SHBA-në, Rama i reagon Shehajt: Dëshmoi se vesi del me shpirtin
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara