Takim në Athinë, Karakaçi diskuton me ministrin grek: Në fokus ndërtimi i linjës së re të interkonjeksionit
Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, ka zhvilluar një takim me ministrin grek të Energjisë dhe Mjedisit, Stavros Papastavrou, në kuadër të Konferencës së Energjisë të mbajtur në Athinë.
Gjatë takimit, dy ministrat diskutuan mbi bashkëpunimin e deritanishëm mes Shqipëria dhe Greqia në sektorin energjetik, si dhe mbi projektet strategjike me interes të përbashkët për të dy vendet.
Në fokus të bisedimeve ishte edhe rëndësia e ndërtimit të një linje të re interkonjeksioni energjetik, projekt që po planifikohet bashkërisht nga Shqipëria dhe Greqia, me synim forcimin e sigurisë energjetike dhe rritjen e kapaciteteve të transmetimit në rajon.
Karakaçi dhe Papastavrou vlerësuan gjithashtu bashkëpunimin mes bursës shqiptare të energjisë dhe asaj greke, duke theksuar se ky koordinim ka sjellë më shumë siguri në operim dhe rritje të efiçencës në transaksionet energjetike.
Takimi u zhvillua në kuadër të përpjekjeve për të thelluar integrimin energjetik rajonal dhe për të avancuar projektet infrastrukturore me rëndësi strategjike për Ballkanin.
Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta
Pensionistët në Elbasan: Çmimet e larta po e kthejnë ushqimin në luks
Bashkitë mblodhën 81 mln euro nga taksat e pronave, gjysmat vetëm në Tiranë
- 19:01 “Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin
- 18:59 Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta
- 18:54 Pensionistët në Elbasan: Çmimet e larta po e kthejnë ushqimin në luks
- 18:47 Bashkitë mblodhën 81 mln euro nga taksat e pronave, gjysmat vetëm në Tiranë
- 18:43 Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti i Wismarit në Gjermani
- 18:39 Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë