Takimet e organizuara nga Vasili, Luan Rama për Euronews Albania: Kam pasur takime elektorale në fshatra

15 Prill 2021 | 13:32

Drejtuesi i qarkut të Vlorës për LSI-në, Luan Rama, i kontaktuar nga Euronews Albania tha se nuk ka munguar dhe është prezent në fushatë. Ai sqaroi se kishte planifikuar takime të tjera në fshatrat e Vlorës të cilat nuk mund t’i linte.

Ndërkohë nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, reagoi për këtë mungesë të Ramës në fushatën elektorale të Vlorës.

Ai u tregua evaziv në përgjigje përsa i përket mungesës së drejtuesit politik të qarkut, Luan Rama në takimet e organizuar nga Vasili por edhe mungesës se daljeve publike te Ramës ditët e fundit. Madje në asnjë nga përgjigjet Vasili nuk e ka përmendur emrin e tij.

“Kemi bërë gabime por do t’i korrigjojmë, sipas agjendes të gjithë kandidatët do te jene ne terren. Daljet e mia publike janë si nënkryetar i LSI-së dhe si ish-kryetar i saj dhe në gjithë territorin kam pasur dhe kam detyrimin të mbuloj në mënyrë të vecantë Vlorën për raportet e tjera që kam edhe në planin personal e familjar dhe të gjitha këto raporte do t’i amplifikoj vetëm në një drejtim, në sigurimin e tre mandateve të padiskutuara të LSI-së në Vlorë që këte herë e ka më të lehtë  se përballë ka listën e Astirit dhe të Dibres,” – u shpreh Vasili.

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026