Takimi i Ramës në Athinë, Mitsotakis: Totalisht privat, s’kishim pse ta ndalonim
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka dhënë një intervistë për gazetën “Macedonia tis Kyriakis” në të ai është ndalur edhe te vizita e kryeministrit Rama në Athinë.
Ai tha se vizita e homologut të tij ishte një vizitë private dhe theksoi se nuk kishin asnjë qëllim për ta ndaluar atë, pasi Greqia nuk ka pse të frikësohet nga ngjarje të tilla.
“Vizita e Edi Ramës këtu ishte private, ashtu si fjalimet përkatëse parazgjedhore që ai ka planifikuar tashmë në vende të tjera, në funksion të zgjedhjeve në Shqipëri. Qeveria nuk kishte arsye ta ndalonte. Thjesht sepse Republika Helenike nuk ka pse të frikësohet nga një ngjarje e tillë.
Mitsotakis theksoi kushtet që sipas tij, Shqipëria duhet të përmbushë për t’u anëtarësuar në BE, ai tha se me paraburgimin “e paligjshëm” theksoi ai, të Fredi Belerit, “Shqipëria shkel vlerën e shtetit ligjor”.
“Çështjet në marrëdhëniet greko-shqiptare dhe euroshqiptare sigurisht që mbeten. Dhe kryeministri i Shqipërisë nuk mund të anashkalojë kushtet për anëtarësimin e vendit të tij në BE. Së pari, respektimi i shtetit ligjor, i cili është i parashikuar në nenin 2 të Traktatit për Bashkimin Evropian.
Do të jem i qartë: me paraburgimin e paligjshëm të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, tashmë kandidat për Parlamentin Europian, Fredi Beleri, Shqipëria shkel vlerën e shtetit ligjor, duke shfuqizuar të drejtën e tij të vetëkuptueshme për t’u gjykuar, bazën e prezumimit të pafajësisë. Prandaj, kjo nuk është vetëm një çështje dypalëshe, por kryesisht një çështje evropiane. Dhe duke qenë se rruga e anëtarësimit të Shqipërisë varet nga respektimi i të drejtave themelore të minoritetit grek, ajo kalon në mënyrë të pashmangshme nga vendi ynë. Jo për të “pajtuar” apo “ndëshkuar”. Por për të parë Shqipërinë duke u bashkuar pa probleme në rrugën e vlerave europiane”– shtoi kryeministri grek.
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng