Takimi me Lajçak e Escobar, Krasniqi: Kurrë s’kam parë shqetësime të këtij niveli
Kreu i PDK-së Memli Krasniqi, pas takimit që pati opizita me emisarët Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, tha se asnjëherë nuk i ka parë më të shqetësuar partnerët e Kosovës.
Krasniqi në një deklaratë për mediat tha se zgjidhja e kësaj situate është përgjegjësi i Qeverisë, derisa kritikoi edhe presidenten Osmani për mbështetje
“S’ka pasë kërkesa përtej një informimi më të detajshëm për situatën që është zhvilluar, për diskutimet e deritashme, për qëndrimet që vërtet asnjëherë s’kam parë shqetësime të këtij niveli, të kësaj natyre nga ana e partnerëve më të rëndësishëm të Kosovës. Ndjenjë aspak e mirë dhe e lehta që të dëgjosh SHBA-në dhe përfaqësuesin e BE-së duke shprehur zhgënjim kaq të thellë, e cila e ka obligim t’i forcojë raportet tona, jo t’i dëmtojë ato. Zgjidhja është Qeveria, përgjegjësitë janë te Qeveria, te presidentja. Populli i ka zgjedhë këta njerëz për t’i zgjidhur problemet, jo për t’i krijuar.
Ne kemi vetëm kriza për këto dy vjet të shkaktuara nga kryeministri i Kosovës, të mbështetura nga presidentja. Është e paarsyeshme që presidentja të vazhdojë të heshtë. Ajo ka përgjegjësi dhe mes tjerash është edhe komandante supreme e Ushtrisë së Kosovës dhe përjashtimi i saj nga stërvitja Defender Europe nuk mund të merret me këtë qasje injoruese. Ajo duhet të flasë edhe për shuarjen e ëndrrës së 1000 ushtarëve tanë. Kërkesat janë publike ne i dimë”.-tha ai.
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit