Takimi me Palokën, Bardhi: Frymë e plotë mirëkuptimi, njëanshmëria nuk ndihmon

18 Tetor 2022 | 18:54

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi ka folur sot për takimin me kreun e Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka.

Bardhi në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, tha se takimi ka qenë me frymë të plotë mirëkuptimi.

Bardhi ndër të tjera theksoi se njëanshmëria dëmton procesin e negociatave mes palëve të PD, për të dalë me candidat të përbashkët në zgjedhjet lokale.

“Dua të konfirmojë se takimi ka qenë konstruktiv  dhe me frymë të plotë mirëkuptimi për të gjetur një mekanizëm që siguron bashkëpunim të sinqertë mes demokratëve. Asnjëri prej të dyve nuk ka pasur një qëndrim për asnjë çështje të caktuar, kemi shkëmbyer thjeshtë mendime. Apeli im është që njëanshmëria nuk e ndihmon këtë proces. Demokratët duhet të jenë bashkë kundër Edi Ramës.

Çdo rrugë e njëanshme që synon imponimin ndaj një pjese të demokratëve që mendojnë ndryshe nuk do të ishte zgjidhje për hallin tonë të përbashkët se si do mundim Ramën. Kam shkëmbyer mendime me Palokën për të gjetur një rrugë se si bashkëpunojnë demokratët për zgjedhjet lokale. Kur flas për njëanshmëri flas për pozicione të ngurta të secilës palë brenda grupit parlamentar”- tha Bardhi.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla për protestën: Nuk na ndalin një grup mbeturinash sociale dhe politike!

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka folur për mediat pas daljes nga seanca plenare. Balla foli për protestën që po zhvillohet para...
12:30 | 02/07/2026

Balla protestuesve: Pak ditë na ndajnë nga koha e dialogut me ju

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se mazhoranca do t’i qëndrojë besnike mandatit të qytetarëve,...
12:09 | 02/07/2026

Me zhvendosjen e protestuesve shtohen forcat e policisë, ndërhyn FNSH, çahet kordoni i sigurisë

Qytetarët janë zhvendosur duke kaluar pranë ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës, nga ku është e bllokuar pasi është krijuar një kaos nga turma...
11:56 | 02/07/2026