Takimi për presidentin, Kurti deklarohet se a ka marrëveshje

6 Prill 2026 | 18:55

Kryeministri i Kosovës pas takimi dy orësh me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se nuk kishte asgjë të re në takim.

Por, Kurti vazhdon të jetë optimist se me takime mund të arrijnë një marrëveshje, por jo nga takimi i sotëm.

“Ndërkohë që ne nuk e kemi më sfidë numrin prej 61 deputetëve për formimin e qeverisë, por është sfidë tejet gjigante që një parti t’i ketë 81 deputetë dhe ta zgjedhë vetë edhe presidentin. Ju e dini që jemi përpjekur edhe më herët dhe  që kandidati ynë Glauk Konjufca është zyrtarizuar më pak se 30 orë e po ashtu edhe kundërkandidatja e tij  Fatmir Mulhaxha-Kolçaku u zyrtarizua. Kemi bërë përzgjedhje të detyruar, në ndërkohë kur nuk nxirrte askush një kandidat dhe ndodhemi tani ku ndodhemi. Unë vazhdoj të jem optimist se me takime dhe biseda të tilla mund të arrijmë marrëveshje, por këtë nuk mund ta them se e kemi sot”, tha Kurti.

Kurti tha se në momentin e propozimeve dhe iniciativave nga partitë e tjera, atëherë do të tregohet emri i propozuar.

“Tash ne jemi udhëheqës të subjekteve që janë demokratike dhe jemi transparentë sa i përket procesit. Duhet ta ruajmë konfidencialitetin e bisedimeve. Në momentin  që propozimet, iniciativat, sjellin rezultat konkret, atëherë do të mund të përgjigjemi konkretisht për të arriturat”, tha Kurti.

Ai deklaroi se do të përpiqet që të ketë takim edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, duke shpresuar që në takim të ndryshojë që dy emrat të jenë të PDK-së.

Kurti tha se duke nxjerrë kandidatë në mënyrë absolute dhe të verbër e bën të pamundur marrëveshjen.

“PDK asnjëherë nuk ka nxjerrë asnjë emër përpara. Vetëm ka kërkuar që ne t’i besojmë në mënyrë absolute dhe të verbër. Absolute që dy kandidatët të jenë të PDK-së dhe të verbër që të mos na tregojnë emrin paraprakisht. Kjo e bën të pamundur marrëveshjen, prandaj uroj që në komunikime dbe takime kjo të ndryshojë”, theksoi ai.

Çështja e presidentit është kthyer në temën kryesore të diskutimit në skenën politike të Kosovës. Ka muaj që nuk arrihet një marrëveshje.

Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar bindshëm zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit dhe gëzon 57 ulëse në Kuvend, por ato janë të pamjaftueshme për zgjedhjen e presidentit, meqë për të finalizuar këtë proces nevojiten të paktën 80 vota në Kuvendin me 120 deputetë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR

Gjatë një raportimi live nga Turqia për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha, solli detaje nga Samiti i NATO-s në...
22:02 | 08/07/2026

Bëhet korrigjimi në reklamën e Air Serbia, Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë!

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, bëri të ditur se u bë korrigjimi në reklamën e Air Serbia, në  të cilën  Republika e Kosovës...
20:20 | 08/07/2026

Prattipati përsërit thirrjen: Kosova të furnizohet me gazin e lëngshëm natyror amerikan

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, përsëriti thirrjen e saj që Kosova të diversifikojë furnizimet e saj me energji me...
19:15 | 08/07/2026