Talibanët shtojnë kufizimet ndaj grave dhe vajzave afgane
Kombet e Bashkuara kanë thënë se talibanët kanë rritur kufizimet ndaj grave dhe vajzave në Afganistan në muajt e fundit, përfshirë fushën e edukimit dhe punësimit.
Në raportin e saj më të ri, OKB-ja ka thënë se Ministria e talibanëve për Shëndetin Publik, ka bërë të ditur se vetëm burrat mund të hyjnë në provime për t’u regjistruar në studimet për mjekësi, shkruan REL. Në fillim të muajit maj, dy gra afgane – pjesëtare të një organizate ndërkombëtare joqeveritare – janë arrestuar nga forcat talibane në aeroport, sepse ato kanë udhëtuar pa u shoqëruar nga një burrë, apo nuk kanë qenë të mbuluara tërësisht.
Në qershor, një grua është kërcënuar me vdekje nga shërbimi i inteligjencës, nëse vazhdon të punojë me organizata ndërkombëtare.
Ajo është raportuar të ketë dhënë dorëheqje dy ditë më vonë.
OKB-ja ka thënë se ka regjistruar raste kur talibanët edhe kanë nisur t’i zbatojnë disa kufizime shtesë kundër lirisë së lëvizjes dhe punësimit të grave.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)