Talibanët urdhërojnë mbylljen e salloneve të bukurisë në Afganistan

4 Korrik 2023 | 15:39

Talibanët kanë marrë vendim të mbyllin sallonet e bukurisë së grave në Afganistan, tha të martën një zëdhënës i qeverisë.

Kjo është masa më e re e që pushteti taliban e merr, duke shkelur më tej të drejtat dhe liritë e grave dhe vajzave afgane, pas dekreteve që i ndalojnë ato nga shkollimi, hapësirat publike dhe shumica e formave të punësimit.

Zëdhënësi i të ashtuquajturës Ministri të Virtytit të Afganistanit, Mohammad Sidik Akif Mahajar, nuk dha detaje, por vetëm ka konfirmuar përmbajtjen e një letre që ka qarkulluar në rrjetet sociale.

Letra e lëshuar nga Ministria, e datës 24 qershor, thotë se përcjell një urdhër verbal të dhënë nga udhëheqësi suprem, Hibatullah Akhundzada.

Sallonet do të ndalohen në Kabul dhe të gjitha provincat tjera. Vendimi u jep salloneve në të gjithë vendin një afat prej 1 muaji për të mbyllur bizneset e tyre. Pas kësaj periudhe, ata duhet të mbyllen dhe të paraqesin një raport për mbylljen e tyre. Letra nuk jep arsyet e ndalimit.

Publikimi i vendimit vjen disa ditë pasi Akhundzada pretendoi se qeveria e tij ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për përmirësimin e jetës së grave në Afganistan, shkruan REL.

Një pronare e sallonit të bukurisë tha se ajo ishte e vetmja mbajtëse e familjes së saj pasi burri i saj vdiq në një shpërthim me bombë në vitin 2017. Ajo kërkoi që t’i ruhet anonimiteti nga frika e hakmarrjeve.

Midis tetë deri në 12 gra vizitojnë sallonin e saj në Kabul çdo ditë, tha ajo.

“Dita ditës ata (talibanët) po vendosin kufizime për gratë”, tha ajo për agjencinë e lajmeve Associated Press. “Pse po synojnë vetëm gratë? A nuk jemi njerëz? A nuk kemi të drejtë të punojmë apo të jetojmë?”

Pavarësisht premtimeve fillestare për një sundim më të moderuar sesa gjatë qëndrimit të tyre të mëparshëm në pushtet në vitet 1990, talibanët kanë vendosur masa të ashpra që kur morën pushtetin e Afganistanit në gusht të vitit 2021, kur forcat e SHBA-së dhe NATO-s po tërhiqeshin .

Ata kanë ndaluar gratë nga hapësirat publike dhe kanë goditur mediat.

Masat kanë shkaktuar reagime të ashpra ndërkombëtare, duke rritur izolimin e vendit në një kohë kur ekonomia e tij është shembur – dhe kanë përkeqësuar një krizë humanitare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026