Tanket çeke me tren drejt Ukrainës
Mediat në Ukrainë kanë publikuar pamje të tankeve çeke që transportohen përmes trenave në drejtim të Ukrainës.
Ministrja e Mbrojtjes Jana Cernochova tha të martën se Republika Çeke po dërgonte pajisje ushtarake të rënda në Ukrainë, raporton BBC.
Duke folur ndërsa ministrat e Jashtëm të NATO-s u mblodhën në Bruksel për bisedime mbi konfliktin, sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg nuk pranoi të jepte detaje se çfarë lloj armësh po i ofronin aleatët Ukrainës.
Megjithatë, Stoltenberg tha se ajo që vendet e NATO-s po bëjnë është e rëndësishme dhe përfshin sigurimin e disa sistemeve të rënda të kombinuara me sisteme më të lehta.
Republika Çeke, e cila si pjesë e Çekosllovakisë ishte në Paktin e Varshavës dhe aleate me Bashkimin Sovjetik, u bashkua me NATO-n në 1999.
Tanket thuhet se janë të prodhimit sovjetik ose rus.
LEXONI GJITHASHTU:
Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur
Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
- 20:22 Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur
- 20:08 Ministri i Mbrojtjes takim me Dendias në Athinë, detaje nga agjenda
- 20:03 Manuel Ugarte pëson dëmtim në ligamentin e gjurit në Kupën e Botës
- 19:47 Nis marshimi, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë (VIDEO)
- 19:30 Incidentet në festimet për “Vidovdan”, reagon policia e Kosovës: 37 të shoqëruar për thirrje provokuese
- 19:15 Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej” (VIDEO)