Tanket izraelite futen thellë në qytetin qendror të Gazës

29 Dhjetor 2023 | 07:23

Tanket izraelite u futën thellë në një qytet në pjesën qendrore të Rripit të Gazës të enjten, pas disa ditësh bombardimesh pandalim, që po detyrojnë me dhjetëra mijëra familje, ndërkohë të zhvendosura, të largohen sërish.

Tre palestinezë u vranë në një sulm me raketa izraelite në një shtëpi në kampin Maghazi në pjesën qendrore të Gazës, thanë zyrtarët e shëndetësisë.

Më në jug, forcat izraelite goditën zonën përreth një spitali, në zemër të Khan Younisit, qyteti kryesor jugor i Gazës, ku banorët i druhen një ofensive e re tokësore në territorin e mbushur me familje të pastreha, pasojë e 12 javëve luftë Izrael-Hamas.

Në një nga sulmet e fundit ajrore të përgjakshme të Izraelit, 20 palestinezë u vranë dhe 55 u plagosën në Rafah, një qytet i madh pranë kufirit jugor me Egjiptin, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, Ashraf Al-Qidra. Ndërtesa ku ata ndodheshin, strehonte civilë të zhvendosur, sipas mjekëve dhe banorëve vendas.

Nje video e agjencisë ‘Reuters’ tregonte njerëz tek gërmonin nën gërmadha për të nxjerrë viktimat, mes tyre një foshnjë dhe disa fëmijë.

Autoritetet shëndetësore palestineze thanë më herët se 210 persona janë vrarë nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit, duke rritur numrin e palestinezëve të vrarë në luftë, deri më tani, në 21,320, ose rreth 1% e popullsisë së Gazës.

Ndërsa lufta vazhdon, ushtria izraelite ka shprehur keqardhje për viktimat në mesin e popullatës civilëve, por ka akuzuar Hamasin se po vepron në zona me popullsi të dendur e po përdor civilët si mburojë, një akuzë që grupi militant e ka hedhur poshtë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se sulmet ajrore kundër Iranit do të vazhdojnë derisa ai të vendosë se “është mjaft”. Teherani dhe...
08:13 | 15/07/2026

OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022

Më shumë civilë u vranë në Ukrainë në qershor sesa në çdo muaj të vetëm që nga prilli i vitit 2022, thanë Kombet e Bashkuara,...
07:59 | 15/07/2026

Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit

Komanda Qendrore e SHBA-së, CENTCOM,  tha të martën vonë se ka përfunduar një raund shtesë sulmesh kundër Iranit, duke goditur “dhjetëra objektiva ushtarake” pranë Ngushticës...
07:51 | 15/07/2026