U infektua nga një kërpudhë e rrezikshme, vdes ushtari izraelit në Gaza

26 Dhjetor 2023 | 12:41

Një ushtar i forcave të Izraelit ka vdekur pasi u infektua nga një kërpudhë e dëmshme në Rripin e Gazës, raportojnë mediat izraelite.

Sipas mediave të huaja, ushtari u dërgua në Qendrën Mjekësore Assuta Ashdod disa javë pasi u kthye nga Gaza me lëndime të rënda në gjymtyrë për shkak të infeksionit.

Mësohet se rreth 10 ushtarë deri tani janë infektuar me të njëjtën kërpudhë dhe po trajtohen në Izrael, raporton The Times of Israel, duke cituar radion Kan.

Raporti i fundit vjen pasi Shoqata për Sëmundjet Infektive (AID) në Izrael tha se disa patogjenë rezistent ndaj ilaçeve ishin gjetur në lëndimet e trupave izraelite të kthyera.

“Në të gjitha spitalet raportohet se ushtarët janë kthyer nga fusha e betejës me infeksione rezistente”, tha për The Telegraph javën e kaluar profesoresha Galia Rahav, kryetare e AID-it.

Eksperti shtoi se kontakti me tokën dhe baltën në Gaza mund të shkaktojë ekspozim ndaj baktereve dhe mykut të tillë rezistent.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026