Agon Maliqi: Me rëndësi që Kurti dhe Rama të gjejnë gjuhën e përbashkët në këto momente
Analisti Agon Maliqi u shpreh se qeveria Kurti ka një mbështetje në opinionin publik pas nismës për të zbatuar reciprocitetin e targave me Serbinë, por ecuria do të varet nga sinjalet që do të vijnë nga aleatët.
“Ajo çka më shqetëson mua është se Kosova është asimetrike me Serbinë, por këtë e ka thyer vetëm me mbështetjen e aleatëve. Z. Kurti edhe në të kaluarën e ka pasur tendencën për të shkuar përtej, për të qenë proaktiv, ndonjëherë më shumë se ç’e pranojnë aleatët. Ne nuk na duhet se çfarë mendon Serbia, por çfarë mendojnë aleatët për skenën rajonale. Ka një lodhje të aleatëve me papjekurinë e Kosovës”, tha ai.
Gjëja më e rëndësishme në këto momente sipas tij, është marrëdhënia mes Ramës dhe Kurtit.
“Në këtë moment duhet të ketë një bashkërendim mes të dyve, duhet gjetur një gjuhë e përbashkët mes të dyve që bashkërisht të thyhet kjo”, tha analisti.
“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun