Tarifat 50% të Trump ndaj Indisë hyjnë në fuqi, Modi reagon me ulje taksash
Tarifat e reja prej 50% të vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump ndaj Indisë kanë hyrë në fuqi, disa javë pas urdhrit ekzekutiv që vendosi gjithashtu një gjobë shtesë prej 25% për blerjet e Indisë nga Rusia, përfshirë naftën dhe armët.
Kjo e rendit Indinë mes vendeve me tarifat më të larta në botë dhe rrezikon të godasë rëndë ekonominë e pestë më të madhe në botë, sidomos sektorët e eksportit që furnizojnë tregun amerikan me produkte si rroba, diamante dhe ushqime deti.
Deri vonë, SHBA ishte partneri më i madh tregtar i Indisë ndërsa përballë këtyre zhvillimeve, qeveria indiane ka nisur të marrë masa për zbutjen e ndikimit ekonomik.
Kryeministri Narendra Modi ka paralajmëruar një “dhuratë të Diwalit” në formën e një pakete të re fiskale që përfshin ulje të mëtejshme taksash dhe reforma në sistemin tatimor.
Gjatë fjalimit për Ditën e Pavarësisë, ai bëri thirrje për vetëbesim ekonomik dhe përkrahje të prodhimit vendas, duke u kërkuar qytetarëve të vendosin tabela “Made in India” jashtë bizneseve të tyre.
Një ndër lëvizjet më të mëdha të paralajmëruara nga qeveria është rishikimi i sistemit të taksës mbi mallrat dhe shërbimet (GST).
Ministria e Financave ka paraqitur një propozim për thjeshtimin e sistemit në dy nivele, për të ulur kompleksitetin dhe për të nxitur konsumin.
Kjo masë, e kombinuar me uljen e tatimit mbi të ardhurat e planifikuar për prillin e vitit 2025, pritet të japë një nxitje të ndjeshme për konsumin, që përbën rreth 60% të PBB-së së Indisë.
Sipas vlerësimeve të analistëve nga Jeffries dhe Morgan Stanley, paketa e re fiskale pritet të ndihmojë në përballimin e sfidave të krijuara nga rënia e kërkesës së jashtme dhe tarifat e reja, duke ndikuar pozitivisht në rritjen ekonomike dhe uljen e inflacionit.
Në fokus të përfitimeve nga këto masa do të jenë sektorët e konsumit, si prodhimi i automjeteve të vogla, tekstileve, çimentos dhe mallrave të tjera që konsumohen gjerësisht në tregun vendas.
Sipas UBS, ulja e GST-së pritet të ketë efekt më të madh në nxitjen e konsumit sesa uljet e mëparshme të taksave për korporatat, pasi ndikon drejtpërdrejt në çmimin e blerjes për konsumatorin.
LEXONI GJITHASHTU:
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid
- 20:06 Dita e 57-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion (VIDEO)
- 19:50 Nesër protestë, organizatorët: Marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Parlamentit
- 19:38 Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
- 19:18 Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza