Trump mesazh Kinës: Duhet të na japin magnete, ndryshe do vendosim tarifa 200%

26 Gusht 2025 | 17:59

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi të hënën se do të vendoste tarifa prej 200% ndaj Kinës nëse Pekini kufizon eksportet e magneteve të metaleve të rralla në Shtetet e Bashkuara, duke kërcënuar të përmbysë një armëpushim tregtar midis dy ekonomive më të mëdha në botë.

“Ata duhet të na japin magnete; nëse nuk na japin magnete, atëherë do të na duhet të vendosim tarifa prej 200% mbi ta ose diçka të tillë”, u tha Trump gazetarëve pas takimit me Presidentin e Koresë së Jugut Lee Jae-myung në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti i SHBA-së theksoi gjithashtu se pjesët e avionëve janë një levë kyçe për Uashingtonin për të ushtruar presion mbi Pekinin: “Dyqind nga aeroplanët e tyre nuk mundën të fluturonin sepse ne qëllimisht nuk u dhamë pjesë Boeing, sepse ata nuk na dhanë magnete.”

Boeing po negocion një marrëveshje për të shitur deri në 500 avionë në Kinë, me të dyja palët që ende po finalizojnë detajet mbi modelet, llojet dhe oraret e dorëzimit. Ky fakt nënvizon rolin vendimtar të avionëve në një marrëveshje të mundshme tregtare SHBA-Kinë.

Deklaratat e Trump erdhën ndërsa eksportet kineze të magneteve të rrallë të tokës janë rikthyer në nivelet para vendosjes së kufizimeve në prill. Sipas të dhënave të fundit zyrtare, eksportet në SHBA u rritën me 660% në qershor krahasuar me majin, ndërsa në korrik ato u rritën me 76% në baza mujore.

Kina kontrollon rreth 90% të prodhimit botëror të magneteve të metaleve të rralla, duke ruajtur një dominim të ngjashëm në procesin e rafinimit të metaleve të përdorura në prodhimin e tyre. Ky dominim i jep Pekinit një avantazh të rëndësishëm në negociatat tregtare, pasi Shtetet e Bashkuara mbështeten te këta magnetë për sektorë kritikë të industrisë së tyre, siç është industria e automobilave, elektronika dhe burimet e energjisë së rinovueshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?

Në Hagë ndodhen dy gjykata të mëdha ndërkombëtare që shpesh ngatërrohen me njëra-tjetrën. Nga njëra anë është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) e Kombeve të...
19:47 | 16/07/2026

Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit

Fëmijët dhe të rinjtë e rritur në familje mafioze do të kenë një shans për t’u shkëputur nga krimi i organizuar sipas legjislacionit të ri...
19:13 | 16/07/2026

Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare

Policia australiane ka shpallur një epokë të re të krimit të organizuar, pasi vrasësit përdorën një dron për të filmuar një ekzekutim mafioz në Sidnej...
19:08 | 16/07/2026