Task Forcë për ujërat e ndotur, Balluku: 90 ditë afat, subjektet të marrim masa

6 Shkurt 2024 | 14:59

Krijohet Task Forca e dedikuar për kontrollin e trajtimit të ujërave të ndotura në sektorin e turizmit bregdetar. Kjo strukturë e posaçme do të ketë në fokus të punës së saj kontrollin e të gjitha subjekteve që operojnë në bregdet dhe në zonat liqenore, për trajtimin e ujërave të ndotur sipas legjislacionit në fuqi dhe rregullores teknike të hartuar nga AKUK, përpara derdhjes së tyre ne ujërat larës, det apo liqen.

Prej ditës së sotme, të gjitha subjektet të cilat janë objekt i këtij kontrolli do të kenë afat 90 ditë për të marrë masa për vendosjen e impianteve të përpunimit të ujërave të ndotur. Në të gjitha rastet ku do të evidentohen shkelje, pas këtij afati, parashikohen ndëshkime për të gjitha subjektet.

Ky aksion, i cili ka në fokus pastërtinë dhe rritjen e cilësisë së ujërave larës, ku përfshihen detet, lumenjtë, liqenet, vjen pas miratimit nga Kuvendi të aktit normativ të hartuar nga Qeveria Shqiptare.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro kanë organizuar një takim për prezantimin e planit të masave që do të zbatohet në vijim nga Task Forca.

Në takim merrni pjesë drejtori i AKUK, Klevis Jahaj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, drejtori i IKMT, Ervin Hoxha, kryetarë të bashkive të zonave bregdetare dhe liqenore, si dhe pronarë hotelesh dhe operatorë turistikë

Drejtori i AKUK, Klevis Jahaj në fjalën e tij bëri një prezantim të situatës sot përsa i përket mbulimit me rrjetin e kanalizimeve, në të gjithë territorin e Shqipërisë, veçanërisht në zonat bregdetare. AKUK do të monitorojë aksionin sa i takon pjesës teknike. Ndërkohë, ministrja Kumbaro, në fjalën e saj, e vendosi theksin tek koordinimi i të gjithë aktorëve në këtë aksion.

“Task Forca do të jetë në terren gjatë gjithë kohës, sigurisht duke forcuar të gjithë masat e kontrollit dhe prandaj është shumë e domosdoshme, jo vetëm të njiheni ju si kryetar bashkie, jo vetëm administrata, por të njihen të gjithë operatorët privatë me detyrimin për të bërë tani masën suplementare të detyruar me ligj dhe me gjithë masat përkatëse secili në biznesin e vetë. Çdo njësi biznesi turistik duhet të ketë impiantin e vetë individual dhe të marrë përgjegjësinë e trajtimit të ujërave të ndotura”, tha Kumbaro.

Zëvendëskryeministrja Balluku njoftoi se aksioni nis prej ditës së sotme duke theksuar se do të ketë masa administrative për të gjithë bizneset të cilat gjenden në shkelje pas përfundimit të afatit të vendosur. Balluku tha se nuk do të ketë asnjë tolerancë për këdo që abuzon.

“Afatet do të jenë 90 ditët e para për të implementuar impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura. Më pas do të ketë dhe një tolerancë 60 ditore, por e shoqëruar nga një masë administrative dhe më pas masa administrative do të rëndohet shumë më shumë dhe do ti lindë e drejta Task Forcës që të bllokojë aktivitetin e të gjithë atyre subjekteve që nuk do të performojnë sipas këtij kuadri, pra sipas aktit normativ”, nënvizoi Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se bashkëpunimi me bashkitë e vendit është kyç në këtë aksion i cili ka në fokus përmirësimin e cilësisë së ujërave larës në vendin tonë, pasi sipas saj duhet të reagojnë të gjithë në këto momente dhe duhet të gjejnë një mënyrë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi.

“Unë jam e sigurt që duke qenë tashmë e vendosur gjithçka mbi një kuadër ligjor, siç është ky akt normativ, nuk do të ketë as ambiguitete, as keq interpretime se çfarë kërkohet në këto momente nga secili subjekt dhe si do të monitorohet dhe zbatohet nga ana jonë e gjithë kjo procedurë e këtij aksioni”, tha Balluku.

Turizmi mbetet një ndër prioritetit kryesore të Qeverisë Shqiptare, në një kohë kur këtë vit parashikohet që numri i vizitorëve të jetë akoma edhe më i lartë se vitin e kaluar duke dhënë kështu një kontribut të rëndësishëm në ekonominë e vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026