Tatimi mbi fitimin, Denaj: Një grup teknik po punon për ndryshimin e fashove
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj gjatë intervistës në “Ilva Now”, deklaroi se një grup ekspertësh janë duke punuar për mundësinë e ndryshimit të formulës për taksimit mbi të ardhurat.
E pyetur nga eksperti i ekonomisë, Besart Kadiu për taksën progresive të tatimit mbi të ardhurat që arrin në 23%, nëse qeveria ka në plan ta ulë në 10 apo 15%, ministrja tha se,
“Shumica në Shqipëri ka të ardhura të pakta dhe sigurisht sot 94% paguajnë shumë më pak taksa se sa 10%. Kjo është filozofia e majtë.
Por jemi duke diskutuar me një grup teknik taksën progresive, ka gjithmonë një risk që përtej frymës së një politike që pjesa me më pak të ardhura paguan më pak dhe pjesa që merr më shumë të ardhura paguan më shumë, jemi duke parë në raport me disa fasha akomodimi por që nuk mund ta bëj të ditur sot”, deklaroi ministrja.
E pyetur nga Ilva Tare nëse kjo mund të zbresë në 9%, Denaj e përjashtoi në mënyrë kategorike duke thënë se me këtë nivel do të kishte mungesë të të ardhurave për buxhetin e shtetit.
Për taksën e sheshtë prej 9% të propozuar nga Partia Demokratike, Denaj tha se diferenca është shumë e vogël duke dhënë disa shembuj konkrete.
“Një pagë 34 mijë lekë në diferencën mes taksës progresive dhe paketës ‘Basha’ me 9% do të kursente 160 lekë. Një pagë 54 mijë lekë do të kursente 960 lekë. Një pagë 89 mijë lekë do të kursente 2 360 lekë. Një pagë 180 mijë lekë do të kursente 9 mijë lekë”, tha ministrja.
Intervista e plotë:
Lexoni gjithashtu:
Borxhi publik, ministrja Denaj: Është rreth 80% por nuk kemi krizë borxhi
Rindërtimi, Denaj flet me shifrave: Sa donacione kanë ofruar të huajt dhe shqiptarët
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 12:58 Dronë dhe pajisje inteligjente në rrugët e Durrësit, 17 të arrestuar dhe mbi 1.800 gjoba në një javë
- 12:45 Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK i miraton lejen për të lënë përkohësisht qelinë
- 12:38 U raportua se SHBA dhe Irani do të zhvillojnë bisedime të martën, zyrtari iranian: Nuk ka plan për negociata këtë javë
- 12:24 Gjykata vendos, lihet në burg autori i vrasjes së vëllait të tij në Kavajë
- 12:24 Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 12:18 “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama publikon të dhëna për një nga organizatorët e protestës