Të ardhurat nga turizmi në Greqi arritën në 1.5 miliardë euro gjatë tetorit

29 Dhjetor 2022 | 12:44

Ministri grek i Turizmit, Vasilis Kikilias është shprehur se të ardhurat nga turizmi tetorin e kaluar arritën në 1.5 miliardë euro, duke tejkaluar me 3.3 për qind tetorin e vitit 2019.

Sipas ministrit Kikilias, ky vjen si rezultat i rritjes së ardhjeve nga tregje të rëndësishme me të cilat janë bërë marrëveshje strategjike këtë vit, duke përfshirë +69.2 për qind nga Britania e Madhe, +10.6 për qind nga Gjermania dhe + gjashtë për qind nga Franca, krahasuar me tetorin 2019.

Në të njëjtën kohë, ardhjet nga vendet e tjera gjithashtu u rritën në nivele mbresëlënëse, me +12,3 për qind nga Shtetet e Bashkuara, +28,1 për qind nga Franca dhe +83,2 për qind nga Mbretëria e Bashkuar në tërësi.

Në fund të muajit të kaluar, ministri i Turizmit zbuloi se deri në fund të vitit 2022, të ardhurat e Greqisë nga udhëtimet do të kalonin me tre miliardë euro buxhetin e vitit 2021 .

Duke vënë në dukje se Greqia konsiderohet si një nga markat kryesore turistike në mbarë botën, autoritetet greke kanë bërë të ditur se këtë vit të ardhurat nga turizmi tashmë kanë kaluar 18 miliardë euro.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat

Familja e çiftit britanik Craig dhe Lindsay Foreman, të cilët po vuajnë një dënim me 10 vjet burg në Iran për akuza spiunazhi që ata i mohojnë,...
11:33 | 15/07/2026

Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe

Ish-kryetari i bashkisë së Mançesterit, i cili pritet të bëhet kryeministër të hënën e ardhshme, Andy Burnham se nevojitet një shqyrtim serioz i sigurisë së...
10:56 | 15/07/2026

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026