Vranë 24-vjeçarin për pazaret e drogës, arrestohen babë e bir në Belgjikë
Dy qytetarë nga Shqipëria janë arrestuar në Belgjikë për vrasje. Andi. A, 46 vjeç dhe Antonio A, 20 vjeç babë e bir, akuzohen se kanë vrarë Migelvio Veldvijk. Ngjarja ka ndodhur në muajin tetor të këtij viti në qytetin bleg të Limburgu-t.
Sipas policisë, krimi ka ndodhur pas shkak të pazareve të drogës mes shqiptarëve dhe 24-vjeçarit Veldvijk.
Viktima ishte në shoqërinë e dy personave të tjerë të mitur dhe do të takohej për pazare droge me dy shqiptarët.
Sipas mediave belge, Veldvijk ka debatuar me një prej shqiptarëve dhe më pas e ka sulmuar fizikisht. Në këtë moment, një prej shqiptarëve ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar disa herë ndaj 24-vjeçarit. Viktima është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Policia nuk dha detaje se cilat janë provat që akuzojnë shqiptarët, por në raportimet e mediave belge thuhet se identifikimi i tyre u bë në bazë të dëshmitarëve në ngjarje, si dhe dy të miturve që ishin me viktimën natën e vrasjes.
24-vjeçari që humbi jetën ishte rritur në Holandë dhe prej disa vitesh jetonte në Belgjikë. Në dosjet e policisë ai figuronte i ndaluar disa herë për shkelje të lehta ligjore.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa