English

“Të armatosemi”- Ish-presidenti francez: Administrata e Trump s’është më aleati ynë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-presidenti francez François Hollande, në një analizë të publikuar në The Economist, ka deklaruar se administrata e Donald Trump nuk është më aleate e Europës, duke shënuar një thyerje të rëndësishme në marrëdhëniet transatlantike. Sipas Hollande, kjo nuk është më vetëm çështje e deklaratave provokuese, por një realitet i ri i bazuar në veprime konkrete që tregojnë një ndryshim strategjik dhe një përplasje ideologjike me pasoja të thella.

- Advertisement -

Ai thekson se tensionet janë rritur ndjeshëm javët e fundit, kulmuar me një përballje publike mes Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ku ky i fundit u portretizua si një figurë problematike, ndërsa Vladimir Putin u paraqit si një lider me të cilin mund të negociohet. Kjo qasje, sipas Hollande, përbën një përmbysje të parimeve mbi të cilat u ndërtua aleanca perëndimore.

Në analizën e tij, Hollande identifikon disa opsione për Europën përballë këtij realiteti të ri. Ai argumenton se Europa duhet të intensifikojë ndihmën për Ukrainën, të punojë për të siguruar garanci të forta sigurie për Kievin dhe të përshpejtojë investimet në mbrojtjen europiane. Ai thekson gjithashtu se mbrojtja e Europës nuk mund të mbështetet më te një Bashkim Europian i ndarë, duke sugjeruar bashkëpunim të përshpejtuar mes vendeve të gatshme për të vepruar, si Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe.

Sipas Hollande, prishja e aleancës tradicionale me SHBA-të kërkon një qasje të re strategjike nga Europa. Ai thekson se përballë sfidave globale, si agresioni rus, ambiciet kineze dhe përhapja e ekstremizmit, Europa duhet të tregojë unitet dhe vendosmëri. Në përfundim, Hollande e përmbyll analizën e tij me një thirrje për Europën dhe veçanërisht për Francën që të marrë fatin e saj në duart e veta dhe të veprojë me forcë dhe guxim për të mbrojtur interesat e saj.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?