Te dentisti rrezikohemi nga viruset, bakteret apo sëmundjet e ndryshme

3 Korrik 2023 | 07:10

Pajisjet që përdoren nga dentistët duhet të jenë të sterilizuara sipas një protokolli shumë specifik, duke qenë se aty pacienti mund të rrezikojë shëndetin duke marrë infeksione apo sëmundje të ndryshme.

Pak ditë më parë heqja e dhëmballës së infektuar i kushtoi shtrenjtë një 20-vjeçari nga Fushë Kruja.

Dentisti ia hoqi pa grafi, iu infektua gjithë goja dhe fyti. Për 5 javë shtrohet në QSUT ku operon fytin, ndërkohë që merr vesh se gjatë heqjes së dhëmballës ka marrë edhe Hepatitin C. Ngjarja u bë shumë virale në media. Por ky nuk është rasti i vetëm sepse ka edhe shumë qytetarë të tjerë që kanë pasur shqetësime pas proceduarve te dentisti.

Viruset ose bakteret mund të transmentohen gjatë procedurave dentare kur nuk ndiqet një protokoll i rregullt mjekësor. Një nga problemet më të mëdha është fakti që disa klinika dentare mjaftohen me dezinfektimin e veglave të punës dhe jo sterilizimin e tyre.

Në këtë periudhë stomatologët kanë edhe më shumë fluks pasi po vijnë edhe emigrantët që zgjedhin të përmirësojnë shëndetin e tyre oral këtu.

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar

Politikani Kreshnik Çollaku i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Gjatë fjalës së...
22:24 | 03/07/2026

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
21:55 | 03/07/2026

Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim

Autoritetet doganore, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë goditur një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në Pikën e Kalimit Kufitar të Rinasit, në...
21:46 | 03/07/2026