Të dielën zgjedhjet në Greqi, Mitsotakis shpreson për një mazhorancë absolute

22 Qershor 2023 | 17:48

Të dielën qytetarët grekë u drejtohen sërish kutive të votimit pasi në raundin e parë asnjëra parti nuk arriti të siguronte shumicën qeverisëse.

Nga mitingu i Selanikut lideri i konservatorëve Kyriakos Mitsotakis ftoi qytetarët në pjesëmarrje masive në zgjedhje për një qeveri të pavarur, të fortë dhe të qëndrueshme për të përballuar sfidat e së ardhmes.

“Nuk do të mungojnë sfidat e rrezikshme në katër vitet e ardhshme. Çështja e emigracionit, e patë, po ndizet sërish. Ashtu si edhe një Turqi e paparashikueshme, një fqinj që ju kujtoj tani se ka një udhëheqje të qëndrueshme. Prandaj, përgjigja greke duhet të jetë një zgjedhje e sigurisë kombëtare dhe e zhvillimit kombëtar“, u shpreh Kyriakos Mitsotakis, lideri i Demokracia e Re.

Rivali i tij Alexis Tsipras kërkoi votën për të parandaluar, një “regjim të pakontrollueshëm dhe një demokraci të stilit të kryeministrit hungarez Viktor Orban.

Në ditët e fundit të fushatës është vënë re një polarizim i klimës politike në çështja të tilla si emigracioni, minoriteti mysliman në Trakë, ekonomia dhe shëndetësia.

Në zgjedhjet e së dielës Mitsotakis shpreson për një mazhorancë absolute. Ai ka hedhur poshtë kategorikisht idenë e formimit të një koalicioni dhe ka paralajmëruar vazhdimisht se, nëse është e nevojshme, grekët do të duhet të shkojnë sërish në zgjedhje në gusht.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026