Kryeministri Edi Rama renditi në konferencën e “Ballkanit të Hapur”, përfitimet që ka Shqipëria nga bashkëpunimi me Serbinë.
“Eksportet në përqindje janë rritur, e dini sa janë rritur mes Shqipërisë dhe Serbisë? Eksportet e fermerëve shqiptarë, 63 përqind plus. Është një treg ku fermerët tanë po shesin dhe po fitojnë”, u shpreh kreu i qeverisë shqiptare.
“Turizmi në janar-prill, 110 përqind rritje turistësh nga Serbia në Shqipëri, 51 përqind plus nga Maqedonia e Veriut. Shifrat e verës do të jenë më të larta”, tha ai më tej.
Rama sqaroi me po punohet në bashkëpunimin logjistik më Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut për situatën e zjarreve.
“Këtë verë jam i bindur që njerëzit do shikojnë provat e këtij mekanzimit, do ndihmojmë njëri-tjetrin me logjistikë. Më mirë të digjen pyjet sesa të na ndihmojë shkjau? Sa më shumë të afrohemi aq më shumë shanse ka për t’i zgjidhur edhe konfliktet, aq më shumë shanse ka të bëhet paqja përfundimtare mes Shqipërisë dhe Kosovës”, përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kryeministri i RMV-së në Open Balkan: Ftesa për Albin Kurtin mbetet e hapur
- LIVE | Nis punimet Ballkani i Hapur, katër marrëveshjet që pritet të firmosen
- ‘Shqipëria nuk përgatitet më për dasmë’, ironia e Ramës për negociatat me BE-në