“Të dua grindaveci im, më prit”, dëshmon e dashura e shqiptarit të vrarë në Mykonos

22 Shkurt 2023 | 19:57

Visar Dakrama është shqiptari që u ekzekutua mëngjesin e së hënës më armë gjahu nga një grek në ishullin e Mykonos, Greqi.

23-vjeçarja e cila kishte një lidhje 2-vjeçare me viktimën ka dëshmuar në polici për ngjarjen duke thënë se autori kishte shfaqur interes për të. Nga këtu ka nisur konflikti që i ka marrë jetën 34-vjeçarit.

Në gjendje të rënduar psikologjike, ajo është shprehur se Jani, (siç njihej në Greqi), kishte planifikuar që të largohej nga ishulli dhe të zhvendosej në Selanik.

“Natën e ngjarjes më thanë se ishte zënë me një vajzë, nuk e di pse, thjeshtë nuk donte që të më bezdiste njeri. E njihja atë vajzën. Me autorin kanë qenë miq, e dija që njiheshin dhe nuk kishte konflikte mes tyre. Atë natë Jani kishte shkuar vetëm në klub. Kishte shkuar për të pirë një gotë. Më thanë që ka pasur një sherr me tyre, për arsye banale. Më morën në telefon, isha duke fjetur, dhe më thanë zgjohu se kanë vrarë Janin… mendova se ishte shaka, se Jani po më bënte shaka,” – u shpreh 23-vjeçarja.

Ajo ka postuar një foto me partnerin e saj të ndjerë me mbishkrimin: Të dua sot, tani dhe përgjithmonë… Më le me një unazë dhe me një të dua. Të dua grindaveci im, më prit!

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026