Italia i rikthehet normalitetit, oficeret e trafikut drejtojnë makinat në sheshet e Romës

31 Mars 2021 | 11:44

Njerëzit nuk janë shumë të lumtur të shohin një polic trafiku, por për qytetarët e Romës që kalojnë në Piazza Venezia, pamja e një oficeri policie me doreza të bardha që qëndron në podium duke drejtuar makinat kishte humbur prej kohësh.

Oficerë policie në shesh që drejton trafikun ka pasur që nga vitet 1920, tani podiumi ngrihet automatikisht.

Por, prej një viti podiumi ka qenë jashtë përdorimit për shkak të punimeve dhe duke se kryeqytetasit italianë kanë ndierë mungesën e një polici në këtë zonë.

Roma si pjesa tjetër e botës, ka jetuar përmes pandemisë.

Mungesa e trafikut në një nga sheshet më të ngarkuara të kryeqytetit do të thoshte se thjesht nuk kishte nevojë për kontroll të trafikut.

Por, sikur të paralajmëronte ardhjen e pranverës, polici i trafikut është kthyer dhe tani është radha e një oficereje policie të magjeps shoferët.

Cristina Corbucci është kthyer së fundmi në podium dhe tregon emocionet e saj.

“Më shumë sesa një balet është më shumë si dirigjent i orkestrës sepse duhet t’i bëjmë të gjithë shoferët të kuptojnë se çfarë po themi me duart tona. Por ne duhet të bëjmë lëvizje të ngadalta që janë më të dukshme”, u shpreh ajo.

Këto ditë ka më shumë oficere gra sesa burra që drejtojnë trafikun. Ndërrimet prej tridhjetë minutash bëhen në podium, përndryshe krahët lodhen shumë.

Ndërsa shoferët lëvizin rreth podiumit të saj, ajo thotë se merr mjaft mbështetje nga gratë, ulin dritaret për ta komplimentuar.

Por burrat ende duket se kanë  problem të shohin gratë që kanë autoritet.

Për ata që lëvizin, rrezet e diellit të ngrohtë dhe rikthimi i policit të trafikut duket se është një shenjë se gjërat po ecin në drejtimin e duhur pas bllokimeve pa fund të COVID-19.

Për shumë italianë të shohësh policin e trafikut në Piazza Venezia është po aq ikonike sa Coloseu dhe ata shpresojnë se është një shenjë se po rinis normaliteti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026