Të enjten ‘emigrantët’ në parlament, PS kërkon të votohet dhe amnistia penale
Marrëveshja e emigrantëve pritet të kalojë hallkën finale, atë të votimit në parlament këtë javë. Socialistët kërkojnë që të votojnë në të njejtë seancë edhe amnistinë penale me të cilën po negociojnë me opozitën për të siguruar votat e nevojshme.
Në seancën plenare të së enjtes, parlamenti pritet t’i japë dritën jeshile marrëveshjes së emigrantëve të firmosur më 6 nëntor 2023 në Romë mes kryeministrave Edi Rama dhe Giorgia Meloni.
Që t’i hapet rruga votimit në parlament brenda ditës së mërkurë do të zbardhet vendimi përfundimtar nga gjykata kushtetuese dhe më pas botimi në fletoren zyrtare.
Vota në parlament do t’i hap rrugë punës në terren për të mundësuar më pas ardhjen e emigrantëve në portin e shëngjinit dhe zonën e Gjadrit.
Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist këtë fillim jave Bledi Çuçi bëri me dije se në të njejtën seancë synohet të votohet edhe amnistia penale. Por ndryshe nga marrëveshja e emigrantëve, në këtë projektligj shumicës parlamentare i nevojiten votat e kundërshtarëve politik për ta miratuar.
Paraprakisht, socialistët kanë pranuar propozimet e pakicës parlamentare për të amnistuar edhe protestuesit e opozitës gjatë viteve 2018-2020.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)